Mjeku i njohur shqiptar publikon studimin: Lajme të mira! Zbulohet një tjetër mjekim për COVID-19

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket Covid, pasi bën me dije se është zbuluar një tjetër mjekim shumë premtues për të infektuarit.

Mjekimi që u testua te 11 pacientë në terapi intensive dhe vijon të testohet është akalabrutinibi, një mjekim që është përdorur më parë në limfomat jo-Hogkin.

Sipas mjekut, ky mjekim mund të shtohet në arsenalin e trajtimeve për pacientët me COVID-19 të rëndë.

Postimi i Alimehmetit:

Lajme te mira miqte e mi!

Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

?? Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)

8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.

2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

✅ Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

❗Forca miq!

❗Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:

Distance fizike

Higjiene e rregullt

Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike