Mjeku i njohur paralajmëron shqiptarët: “Kujdes, varianti anglez ka ardhur në Shqipëri”

Erion Dasho, mjeku shqiptar që jeton në Gjermani në një intervistë të dhënë ditën e sotme ka vendosur ‘t’i hapë sytë’ të gjithë shqiptarëve. Ai tha se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi situata në Shqipëri duket shumë delikate.

Ai theksoi se varianti anglez ka hyrë në Shqipëri dhe për këtë nuk ka më dyshime. Arsye për këtë janë shtimi i rasteve dhe numri i lartë i të rinjve të infektiar. Shkaku për hyrjen e variantit të ri në vendin tonë është hyrja dhe dalja e shpeshtë nga Anglia. Duke qenë se ka të paktën 2 fluturime në ditë në Britani, është gati e pamundur që ky mutacion të mos ketë hyrë.

Një arsye tjetër është edhe numri i ulët i kontrolleve me tampon. Mjeku shtoi se Shqipëria nuk ka më furnizim me tampon dhe se Ministria e Shëndetësisë duhet të tregohet transparente me këtë fakt.