Mjeku i njohur jep mesazhin e rëndësishëm, zbulon masën që u la në harresë që mund të japë efekt në Shqipëri

Duke folur për masat e ndërmarra nga qeveria, mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se mbajtja e maskës në ambientet e hapura është një masë minimale, pasi sipas tij efektiviteti është shumë i ulët. Alimehmeti shtoi se një masë e cila u la në harresë është ‘smart working’ e cila sipas tij do të ketë efekt, pasi infektimet më të mëdha.

“Maskat në ambientet e hapura quhet masë minimale, efektiviteti i kësaj lloj mase është i ulët nëse ka. Unë nuk kisha ndonjë shpresë të madhe dhe më vjen keq që nuk ka efektivitet. Nuk është një sëmundje e tillë që ndalohet vetëm më vendosjen e maskës. Ne presim 2 ose 3 javë për të shikuar se çfarë efekti pati nga kjo masë dhe ja ku jemi sot dhe diferenca nuk është e ndjeshme.

Nga të gjitha masat që u morën pati jehonë mbyllja 10 me 6, po u la në harresë edhe fakti i masës ‘smart working’ dhe ky është një nga problemet e transmetimit që kemi sot. Në ambientet e punës kemi shumë raste, dhe kjo lejon administratën publike që disa njerëz të mos jenë në punë ose të zëvendësohen. Ky element këtu do të ketë një efekt dhe këto quhen masa të mesme janë që në fillim më të mundshme për të pasur efekt. Të jeni të bindur se do të ketë efekt në adiministratën publike.”- tha Alimehmeti për Fax News