Ilir Alimehmeti e ka nisur ditën me disa këshilla dhe dhe paralajmërime sa i përket procesit të vaksinimit. Përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale ai zbulon se duhet të kenë kujdes se ku e marrin informacionin mbi vaksinën.
Gjithashtu ai shtoi se ata që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kanë imunitet të pjesshëm duke rrezikuar infektimit nga variantet e tjera të mutacionit.
Miqte e mi, kujdes nga paçavuret mediatike/politike, qofshin keto te mbeshtetura nga kushdo, qofte edhe nga mbiemra te rendesishem si Fauçi apo Johnson.
Informacion per pasojat qe mund te sjellin fushatat e vaksinimit jashte protokollit, pra me vetem nje doze vaksine!
Shkeputur nga teksti:
Jane hedhur mendime se, duke qene se COVID-19 eshte semundje kaq serioze, po perhapet kaq shpejt ne bote dhe ngaqe vaksinat po prodhohen dhe shperndahen shume ngadale, duhet te jepet nje doze e pare dhe te vonohet dhenia e dozes se dyte derisa nje pjese e madhe e popullates te kete marre dozen e pare.
Dihet qe pergjigja imunitare ndaj 1 doze vaksine eshte relativisht e dobet, edhe pse personat qe kane marre dozen e pare kane njefare mbrojtje ndaj infeksionit simptomatik COVID-19.
Por, nuk dihet cfare ndodh nese njerezit marrin nje doze te vetme.
Eshte e mundur qe ata qe marrin vetem 1 doze do te fitojne imunitet vetem te pjesshem ndaj COVID-19, duke krijuar nje risk me te larte per t’u krijuar variante te reja te SARS-CoV-2 qe jane rezistente ndaj vaksines.
Gjithashtu ka edhe shqetesime se njerezit qe kane marre vetem 1 doze do te mendojne se kane mbrojtje te mjaftueshme kunder infeksionit COVID-19 dhe nuk do ta marrin dozen e dyte.
Nuk ka asnje prove qe personat qe marrin vetem 1 doze te kene mbrojtje afatgjate kunder infeksionit COVID-19.