Mjeku epidemiolog tregon vatrat e nxehta në kryeqytet dhe ku po infektohen të rinjtë më së shumti (VIDEO)

Neglizhencë e të rinjve dhe jo vetëm, po rrit ndjeshëm numrin e të infektuarëve dhe rrjedhimisht të humbjeve të jetëve. Në Tiranë ka mbi 2000 persona të infektuar me Covid-19 dhe epidemiologët që bëjnë tamponin thonë më shumë infektohen të rinjtë nëpër festa ditëlindjesh apo dhe ceremonitë mortore tani që kryhen me pjesëmarrje të madhe njerëzish, pa lënë pas supermarketet dhe ambjentet e punës.

Në Tiranë Covid 19 është përhapur kudo por ka disa zona që njihen si vatra të nxehta.

Masat nëpër subjekte në numër të lartë punonjësish respektohen vetëm kur u shkojnë kontrolle. Gjen tek tuk individe të përgjegjshëm që përdorin maskën por shumica neglizhon të mbrohet, ndërkohë që riskon të tjerët.

VIDEO: