Mjeku dhe gruaja e tij fitojnë luftën me COVID-19 në Elbasan, zbulohet sa raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit në këtë qytet

Ndërkohë që pritet që përditësimi i të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për të prekurit me COVID-19 të bëhet në orën18:00, mësohet se sot janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus në Elbasan.

Njëri nga të infektuarit është punonjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se është infektuar gjatë punës.

Gjithashtu për këtë qytet vjen edhe një lajm i mirë, një mjek pediatër dhe gruaja e tij janë shëruar duke fituar luftën me koronavirusin.