Mjeku bën paralajmërimin e fortë për virusin në Shqipëri

Ditën e sotme mjeku Arben Domi foli për vaksinat dhe situatën e pandemisë në vendin tonë. Ai tha se javët që vijnë i parashikon në një prizëm pesimist lidhur me numrin e infektimeve.

Në javët e ardhshme numrat në Shqipëri do të kalojnë 4 shifror, do të jenë mbi 1 mijë infektime në ditë dhe veçanërisht numrat më të rritur, nuk duhet neglizhuar Tirana, por për mendimin tim numrat më të rritur do të jenë në rrethe, veçanërisht në rrethe jo shumë të prekur deri më sot. Virusi në një mënyra apo një tjetër do e gjejë rrugën të përhapet.

Përsa i përket vaksinave ka një sërë komponentësh shqetësues. Së pari është prodhimi. E kemi diskutuar edhe në emisione të tjera dhe kam thënë shumë kohë më përpara, numrat që propagandohen nga prodhuesit dhe shtetet që bëjnë kontratat janë shumë optimiste dhe realiteti i prodhimit është komplet ndryshe.