Mjekja e infektuar me virusin shpërthen ndaj Ermal Mamaqit dhe i publikon foton: “Sot duhet të ishe pas hekurave, kriminel”

Pas gjobitjes së Ermal Mamaqit për trajninim e mbajtur në ambientet e mbyllura të një kinemaje në Tiranë, njerëzit kanë patur reagime të shumta.

Mbrëmjen e 30 janarit, eventi i trajnimit të tij mblodhi dhjetra të rinj nën moton “Mendo, ndrysho, fito” duke bërë që ata të mos respektonin rregullat anti-Covid. Për këtë një mjeke ka bërë reagimin më të ashpër deri tani duke kërkuar burgimin e Mamaqit.

Doktoreshë Lida Shosha, e cila është infektuar me virusin dhe është në gjendje intensive së bashku me familjarët e saj.

Pas nje viti ne krye te sherbimit e ndihmes mjekesore ne perballimin e urgjencave ekstreme e rasteve madhore onkologjike, nonstop, ndaj pacienteve, qe vinin nga kater anet e vendit, normal do infektoheshim.

-Po e shkruaj kete status me shpirt neper dhembe, ku une dhe gjithe familja ime po perballemi keqazi me Covid 19, me terapi intensive, uroj dhe shpresoj qe do ta kalojme. Vigonet neper duar e oksigjeni ne hunde, syte e lodhur, e trupi i drobitur nga dhimbjet e tmershme , smundet kursesi te me mposhtin.

-Ky mesazh eshte #Oshetime.

-Mos lejoni tju vrasin, tju marin jeten, njerez ordinere si Ermal Mamaqi, qe sot duhet te ishe pas hekurave te burgut per kete akt kriminal qe ka bere, e te tjere si ky.

Ky eshte #Krim,#Vrasje,#Makabritet

Me jeten e shqiptareve te pafajshem, te lene ne meshire te nje vaksine qe sdihet kur do vije.

-#Ju , pushtetare e qeveritare, qe me dore te celikte, duhet te ndeshkoni gjithe keta maskarenjte injorante, te babezitur per fame, që shkelin regullat ekstreme te grumbullimeve te paligjshme ,bash ne drite te diellit, qe po injorojnë njerezit qe po vdesin perdite,që po luftojnë me shpirt nder dhembe per mbijetese, e pakëz shpresë ne fund te një tuneli ku sduket një drite.

– #Ju, #Ju, qe lejoni keta kriminele, psikopate , do jepni llogari nje dite, ne mos para ligjit, ju kemi lene Zotin.

-Flm miqve e kolegeve te vyer per gjithe ndihmen dhe suportin.

Ndjese, pacienteve te mi, per pamundesine e ndihmes dhe sherbimit qe mund tju nevojitej ne keto momente.

Do e kalojme,dhe ket flame.

-Atje jashte, shume gjera te bukura na presin nga kjo #Jete.

Zoti ju bekofte.