Mjekët nuk e fshehin më: Çdo gjysmë ore humbasim një pacient nga koronavirusi

Nje thirrje emergjente eshte ngritur prej mjekëve te Selanikut, te cilet pasi njoftuan se spitali nuk kishte me kapacitet per pacientet me Covid, thane sot se numri i të intubuarve shënoi një rekord të ri të duke shkuar në 443, ose 6 herë më tepër se një muaj më parë.

“Çdo gjysmë ore humbasim një pacient nga koronavirusi”- ka deklaruar drejtori i reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut dhe tashmë autoritetet përveç transportit me avionë drejt Athinës të pacientëve që kërkojnë intubim, kërkojnë ta kryejnë atë edhe me anë të trenave.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2422 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 79000.