“Mjeket e vranë”, Zef Deda i trishtuar për ndarjen nga jeta të Koço Devoles: Na thoshte kur po mblidhena që…

Aktori i njohur të humorit Zef Deda në një lidhje telefonike për Fax News ka folur i emocionuar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole. Deda tha se ishte në dijeni se ai ishte i sëmurë, por kishte shpresë se ai do të mbijetonte, ndërkohë që shtoi se ‘nuk mund të besoj kurrë se e kanë kuruar mirë’.

Madje aktori i humori ka kujtuar edhe një episod ku Devole kohët e fundit u pati thënë se kur po mblidhemi t’ja fillojmë prej fillimi dhe një hreë, pasi ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“E dija që ishte i sëmurë, por nuk e dita se do të përfundonte kaq shpejt dhe kaq randë. Ta merr mendja se ajo kollë që ka pasur ai ka pasur mundësi me u mbajt gjallë, por erdhi Covid edhe e zuni dhe nuk mund të besoj kurrë që e kanë kuruar mirë.

Jemi njohur kur ishim të rinj dhe Koço jepte një kontribut shumë të madh duke shkruar dhe duke interpretuar. Ishte një djal i ri i fuqishëm, ishte aktor i bukur dhe shkruante në mënyrë të jashtëzakonshme. Kudo të estradat ai interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Kam pasur shumë mundësi që të mësoj nga ai. Ai kohët e fundit, pati thënë se kur po mblidhemi t’ja fillojmë prej fillimi dhe një hreë. Sepse ishte në gjendje shumë të mirë. Koço është një artist i madh i humorit tradicional shqiptar, dhe ishte i updetuar edhe me humorin botëror.”- tha Deda.