“Miqtë e mi, unë e kuptoj revoltën tuaj”, numri 2 i PD del me deklaratën për lëvizjen e fundit të Besart Kadisë

Numri 2 i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas komenteve të shumta që janë bërë për Besart Kadinë, ish-anëtarin e PD, i cili pranoi postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Paloka shkruan se e kupton revoltën e demokratëve, por në të vërtetë duhet të mërziten e të zemërohen socialistët.

“Shoh shumë komente dhe zemërim ndaj një ish-të katapultuari në Këshillin Kombëtar të PD që Rama e paska emëruar diku në administratën e tij !!! Miqtë e mi, unë e kuptoj revoltën tuaj por janë socialistët ata që duhet të mërziten e zemërohen në këtë rast…!”, shkruan Paloka

Shoh shume komente dhe zemerim ndaj nje ish-te katapultuari ne Keshillin Kombetar te PD qe Rama e paska emeruar diku ne…

Posted by Edi Paloka on Friday, 13 November 2020