Ministrja suedeze zbulon bisedën me Ramën, ja për çfarë diskutuan (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Jashtme suedeze Ann Linde, pasardhësen e tij në postin e kreut të OSBE-së.

Lajmin e ka dhënë Linde përmes një statusi në rrjetet sociale, e cila shkruan se bashkë me Ramën po punojnë për të zgjidhur krizën në Bjellorusi.

“Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi”, shkruan Linde.