Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë në Facebook. Ministrja bën me dije se një nënë ka sjellë në jetë trinjakë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ju uroj javë të mbarë dhe ju ftoj të tregoni kujdes për zbatimin e rregullave antiCOVID #maskë, #distancë, #higjienë dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme.
#RuaniShëndetin.