Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë prej 15 shkurtit

Pas lajmit se vendi do të jetë nën masa të rrepta kufizuese, Ogerta Manastirliu ka bërë një deklaratë të gjatë se vendi është gati për sasinë e dytë të vaksinave. Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët që presin me padurim që ky makth të mbarojë.

Procesi i vaksinimit do të vazhdojë sipas parashikimeve ndërkohë që vazhdimisht kërkohet ndërgjegjësimi i qytetarëve që të repektojnë rregullat anti-Covid.

“Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”, -tha ajo./Source.al