Ministrja e Arsimit del me vendimin e papritur dhe nxjerr UDHËZIMIN e fundit: Ja çfarë do të ndodhë me të gjitha shkollat

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook, bën me dije se për shkak të motit të keq që vendi jonë pritet të përballet ditët në vijim, ministria ka vendosur që të gjithë shkollat të kthen në mësim online.

NJOFTIM
Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.