Ministria e Shëndetësisë zbulon simptomat e variantit të ri të virusit

Teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve u mboldh sot për të vendosur masat e reja kufizuese, anti-Covid, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për variantin e ri.

Në një konferencë për mediat ku kryefjala ishte Koronavirusi, vaksinat dhe masat e ndërmarra, ajo bëri të ditur edhe simptomat e reja të mutacionit. Në këtë mënyrë njerëzit mund të kuptojnë nëse kanë apo jo shenja të këtij varianti.

Ajo dhe zyra Kombëtare e Statistikave u shprehën se personat që janë mbartës të variantit të ri shfaqin kryesisht simptoma si; kollë, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, debululesë dhe lodhje. Këto simptoma janë të ndryshme nga ato të njohura për Covid-19.