Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve me koronavirus

ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 143 raste të reja në të gjithë vendin, ku numrin më të madh e ka shënuar Tirana me 43 raste.

Ndërkohë, raportohet se gjatë ditës 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 51 persona, kurse numri i të shtruarve në spitalet Covid është 119.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.