Ministria e Jashtme e Greqisë jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët (DOKUMENT)

Një lajm i mirë vjen për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Nisur nga situata e pandemisë së COVID-19, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë njofton se të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.