Ministri Majko tregon arsyen pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës

Përmes një postimi në facebook, Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka zbuluar pse ka vendosur të shesë shtëpinë e tij, dhe të akomodohet më pas në një banesë tjetër.

Majko shkruan se vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit.

”Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes. Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”,- shkruan Majko në postimin e tij në facebook.