Ministri i Mbrojtjes së Turqisë me deklaratën: Armatosja e 18 ishujve nga Greqia përshkallëzon tensionet

Ministri i Mbrojtjes në Turqi Hulusi Akar e ka cilësuar vendimin e Greqisë për të armatosur 18 ishuj, një hap në kundërshtim me marrëveshjet mes dy palëve.

“18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet. Kjo përshkallëzon tensionet, eliminon dialogun e ndërsjellë”, – tha Akar.

Ai vuri theksin se Greqia duhet të lërë mënjanë sjelljet provokative dhe rritjen e tensioneve, ndërsa deklaroi se Turqia është gjithmonë pro dialogut dhe se dëshiron që problemet këtu të arrijnë zgjidhje politike me mënyra paqësore.

“Sipas qasjes sonë, provokimi, nxitja, tensionet, nuk kanë dobi për askënd veçanërisht për Greqinë”, – u shpreh Akar.

Ai kritikoi edhe qëndrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron,

“Populli grek s’duhet të rrëmbehet nga përpjekjet e Macron, s’duhet të bëhet meze për operacionet e Macronit për vetëshpëtimin e tij. Duket shumë qartë se politika e Macron ka falimentuar. Për të mbuluar këtë ai po përpiqet që të kapë disa role në mënyrën e tij”. – tha Akar.