Meteorologia e njohur zbulon surprizat e motit që na presin gjatë muajit shkurt

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb parashikon se muaji shkurt pritet të jetë me mot të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Në një intervistë për ABC, Bani ka bërë me dije se vetëm 2 ditët e para të shkurtit do të kenë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në 10-ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë.

“Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën 10 ditëshi i parë i shkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt do të kemi disa ditë me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”, ka thënë ajo.