Meteorologia e njohur zbulon surprizat e motit gjatë kësaj jave dhe në gjatë muajit nëntor

Meteorologia Adiola Bani ka parashikuar sesi do të jetë moti gjatë kësaj jave në vendin tone dhe çfarë na pret gjatë muajit nëntor. Bami bën të ditur se na pret një javë me diell e mot të kthjellët, pavarësisht se mëngjeset do të jenë të freskëta.

“Kjo javë do të jetë me mot të kthjellët deri ditën e premte. Fundjava pritet të ketë prezencë të vranësirave dhe ndonjë shi, por në zona të izoluara.

Në mëngjes ka pasur vlera të ulëta me 2 apo 3 gradë celsius që në mesditë të shkojë 22 apo 23. Por duke nisur nga nesër vlerat do të rriten disi në mëngjes, do të shkojnë në 4 apo 5 gradë, ndërsa në mesditë temperaturat pritet të shkojnë deri në 23 gradë celsius”,- tha sinoptikania.

Po ashtu ajo u shpreh se edhe muaji nëntor pritet të jetë i kthjellët kryesisht me temperatura tipike të stinës. “Në nëntor presim të ketë vlera tipike të muajit. Do ketë edhe ditë më të freskëta, por në përgjithësi do jenë të kthjellëta”.