Meteorologia bën parashikimin drastik për motin në vendin tonë: “Gjithçka mund të na dilte nga kontrolli”

Lajda Porja meteorologia e njohur e ftuar në një emision televiziv mëngjesin e ditës së sotme ngre alarmin për motin në ventin tonë.

Ajo theksoi se reshjet e shiut kanë kaluar pritshmëritë këtë vit madje vetëm në janar patëm 24 ditë me shi. Disa zona në veri të vendit si Shkodra dhe mbi Shkodra patën përmbytje të mëdha.

Reshjet e shiut shkuan nga 600 deri në 1000 milimetra shi ndëkrohë që mesatarja afatgjatë është 200 milimetra. Jo më kot dhjetra familje janë evakuar pas përmbyetjeve të shumta ata sipas meteorologes, gjendja mund të ishte dhe më keq se kaq.

Nëse do të kishim edhe shkrirjen e dëborës si në 2010 krahas reshjeve do të kishim një katastrofë pasi kjo sasi brenda një kohe të shkurtër është shumë e madhe.”, u shpreh ajo.