Meta thirrje urgjente qeverisë, çfarë e shqetëson këtë herë

Presidenti i vendit Ilir Meta, ditën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë për të hedhur sytë nga biznesi i vogël, ku si pasojë e pandemisë ka pësuar humbje të mëdha dhe të shumtë janë ata që kanë ulur qepenat.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19”, shkruan Meta, ndërsa i drejtohet qeverisë që të reflektojë me një strategji efikase për të frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të varfërisë.

Postimi i plotë i Metës

Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.