Meta humbi toruan teksa po fliste për Lulzim Bashën, vjen reagimi urgjent nga Presidenca: Ja për çfarë e kishim

Presidenti Ilir Meta nën ethet elektorale dhe frikën e shkrirjes së LSI-së si parti, e humbi toruan gjatë ditës së sotme dhe shpërtheu në sulme e kërcënime të forta. Madje në momentin që u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha se “Meta bën opozitarin, aq sa unë bëj presidentin”, Presidenti hodhi një lumë akuzash.

“Presidenti është ushtari i parë dhe këtë duhet ta dijë kushdo. Ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart këtu duke na bërë gaz i botës. Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”, tha Meta.

Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate të Metës ka ardhur reagimi ‘flakë për flakë’ i Presidencës, e cila sqaron se Meta po i drejtohej Ramës dhe jo Bashës me këto fjalë.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!”, njofton Presidenca.