Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Ky është një numër i lartë të shëruarish krahasuar me një ditë më parë, ku 94 qytetarë e kishin fituar betejën me koronavirusin!
Ndërsa Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
13 janë në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.