Mesazhi i koduar i Spartak Ngjelës: Mendjet e mëdha diskutojnë për

Avokati Spartak Ngjela është shumë aktiv kur bëhet fjala për kauza sociale dhe politike. Në diskutimet e shumta në të cilat merr pjese kemi parë që përdor një fjalor të zgjedhur, ku herë-herë mbështetet në aksioma filozofike. Një ndër to janë shprehjet e filozofit të madh Sokrati, që Ngjela i përdor shpesh.

“Po e postoj maksimën e Sokratit për klasifikimine intelektit, që e kam përdorur disa herë. Sepse paskan thënë që është thënia ime, jo e Sokratit… hahahaha Është e para…”, shkruan Ngjela në postimin e tij.

“Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit”, është kjo pikërisht shprehja e Sokratit të cilës i referohet Ngjela në postimin e tij. Nuk mund të themi nëse ky ishte një sqarim rastësor i Ngjelës, apo një mesazh i koduar.