Merret VENDIMI rëndësishme, ministria e Arsimit zbulon datën se kur fillon shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë online procesin mësimor. Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.