Merr kthesën e madhe çështja e zhdukjes së mistershme të biznesmenit italian në Shqipëri, Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme

Ngjarja e zhdukjes së mistershme të biznesmenit Davide Pevorrelli në Shqipëri ka marrë kthesën e parë të madhe.

Sipas gazetës La Nazione, prokuroria italiane ka nisur një hetim. Gazeta thekson megjithatë se policia në Shqipëri vazhdon ta konsiderojë zhdukjen e 45-vjeçarit një ngjarje aksidentale.

Por prokuroria italiane ka vendosur kontaktet me gjykatën dhe policinë, si dhe ka marrë në pyetje partneren shqiptare të biznesmenit italian.

Prokurorët thonë se po hetojnë të gjitha lëvizjet e italianit që kur mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Mbetet mister devijimi i rrugës kur ai doli nga Puka, që ka ngritur dyshime te policia.

Makina e tij e marrë me qira, një Skodra, kishte nisur të tregonte se kishte një defekt.

Nga ky moment nuk u dëgjua më për italianin. Mjeti i tij u gjet i shkrumbuar. Më vonë u mësua se brenda në makinë kishte mbetje njerëzore, që do të analizohen nëse i përkasin italianin.

Gjithashtu bëhet e ditur se po kontrollohet edhe banesa e tij.