Merr fund pritja, qeveria Rama del me vendimin e ri befasues

Qeveria ka kërkuar hapjen e pishinave verore por me kushtin që uji të pastrohet nga filtrat.

Bazuar në një urdhër të ISHP, pishinat në ambientet e hapura do të lejohen të funksionojnë duke ruajtur distancën, ndërsa stafi i shërbimit do të mbajë maska.

“Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi. Ndalohet operimit të pishinave në ambiente të mbyllura deri në një urdhër të dytë”.