Merr fund misteri, mjekësia ligjore tregon pse humbi jetën Enisa dhe shpjegon shenjat në trupin e 17-vjeçares

Ka marrë fund misteri i vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda e cila u gjet pajetë në Velipojë, ku kishte shkuar me pushime me familjen. Sipas mjekësisë ligjore, 17 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mbytjes dhe shenjat që kishtë në trup janë si pasojë e faktit që vajzës i është bllokuar frymëmarrja.

“Newsbomb” raporton se sipas hetimeve, dyshohet se i riu Indrit Bajraktari që ishte në motorin e ujit me Enisën, nuk i dha ndihmë vajzës. Ai është larguar pa e ndihmuar dhe nuk ka pranuar të flasë para hetuesve duke u thënë se do flasë vetëm në gjyq. Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ndërsa Enisa nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte.