Mentor Kikia zbulon pamjen që shqiptarët duhet ta shohin patjetër: “Këtu shfaqen 2 botë të ndryshme dhe unë dua të di përse…”

Gazetari i mirnjohur Mentor Kikia ka lëshuar bombën e radhës që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Me atë një screenshot nga “Google Maps” ai ka treguar zonën kufitare Shqipëri-Maqedoni në Librazhd dhe vë në dukje ndryshimin drastik.

Nga ana e Maqedonisë vihet re flora dhe fauna e pasur dhe gjelbërimi që dukshëm bie në sy ndërsa në anën shqiptare ai thekson se ka rënë murtaja dhe se të gjithë shqiptarët duhet të jenë në dijeni rreth kësaj. Gazetari ja vë fajin politikës së korruptuar që e shndërruar vendin tonë në këtë gjendje duke e bërë më të dobëtin në Evropë.

“Një vijë që ndan dy botë të ndryshme. Një vëzhgim i thjeshtë nga Google Maps. Kjo është një zonë ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni, në Librazhd.
Shumë thjeshtë dallohet një gjë. Gjelbërimi dhe mali i mbuluar me pemë në anën maqedonase, dhe shkretim në anën shqiptare. I njëjti mal, e njëjta klimë, të njëjtat kushte natyrore. Përse në anë shqiptare ka rënë murtaja? E kuptoni se ne nuk kemi vetëm shtetin më të korruptuar në Europë, por kemi edhe vendin më të shkatërruar në Europë. Madje, me keq edhe se kaq, ne nuk po ndalemi së shkatërruari. Madje edhe me keq se kaq, ne mashtrojmë kur bëjnë sikur ndërtojmë, kur mbjellin 100 pemë e raportojmë se mbollëm 100 mijë. Ankohemi për rritjen e agresivitetit të natyrës? Skemi parë gjë akoma.
Natyra hakmerret dalëngadalë, pa u ndalur”, shkruan Mentor Kikia.