Mëngjesi si në dimër por ja si do të jenë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen të mbeten të ftohta në vlerat nga 0°C në relievet malore deri në 8°C në ato të ulëta dhe ato bregdetare.

Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 12°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulëta dhe ato bregdetare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s./L.F-dritare.net