“Mendoja se kisha grip. Kur erdha mu duk sikur po hyja në tunel”, artistja e njohur flet nga shtrati i spitalit Covid mes lotësh

Artistja e njohur Justina Aliaj u shtrua para disa ditësh në spitalin Infektiv pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të koronavirusit. Ajo ka folur për News24 duke rrëfyer se kur mbërriti në ambientet e spitalit, nuk shihte as ndiente asgjë derisa i filluan kurën intensive. Ndërsa më pas shprehet: “Jam më mirë. Nuk jam e trembur. Njerëzve jashtë dua ti them se e dua pafundësisht popullin tim.

Unë shpresoj se do shërohem. Me thënë të drejtën, kam jashtëzakonisht shumë kujdes këtu ku jam në katin e parë, kam parë një mrekulli që e kanë bërë me mua. Fillimisht u tregova e papjekur se mendova se jam me grip, e vonova ardhjen dhe kur kam ardhur, po hyja në një tunel, domethënë nuk shihja as nuk ndjeja më asgjë. Por kur erdha këtu , filluam kurë intensive se isha jo mirë.”

Nuk mungoi momenti i përlotjes kur dha mesazhin e saj për njerëzit që e kanë mbështetur. “I them popullit tim se jam borxhlie sa s’ka”, tha Aliaj me zërin që i dridhej.

Foto: