Mediu cakton “kushtin” e papritur për të hyrë në koalicion me PD-në

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili ndryshe nga aleatët e tjerë, nuk është ende i vendosur për një koalicion me PD, i ka vënë një kusht kryedemokratit Basha.

Sipas Mediut, për të mundur PS në zgjedhje, Basha duhet të bëjë patjetër koalicion me Jozefina Topallin dhe kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

“Rruga më e mirë është që të ndërtohet një koalicion ku edhe Topalli dhe Patozi të jenë pjesë e këtij koalicioni. Si znj. Topalli dhe z. Patozi do të gjenin një terren mbështetjet më shumë brenda koalicionit se sa jashtë”, tha Mediu për Euro News Albania.