Mediat greke “gjunjëzojnë” Monika Kryemadhin, ajo befason me rreagimin e saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për herë të parë mbi publikimin e videos së saj nga mediat greke, ku shihej duke kërcyer dhe u kritikua për shkeljen e masave anti-Covid. Ajo tha se i pëlqeu shumë si video, por hodhi akuza se ajo është bërë me pagesë.

“Më pëlqeu shumë se janë mbi 600 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi që e kanë parë si sfidohet një virus me dashuri, solidaritet dhe mbi të gjitha besim në Zot. Unë nuk them që nuk ekziston virusi, nuk e njoh virusin në trupin tim. Mos harroni para se të paguheshin aq shumë para për t’i bërë reklamë Monika Kryemadhit në Greqi, ato para të përdoreshin për të paguar për të bërë testin”, tha Kryemadhi në Zonë e Lirë.