Mediat greke e bëjnë bujë, ja si falcifikohen në Shqipëri rezultatet

Televizioni grek “Star News” shkruan se në Shqipëri është ngritur industria e falsifikimit të raporteve të të infektuarve me koronavirus. Dallimet që lindin në dy dokumente janë logo e qendrës diagnostikuese, firma dhe vula e mjekut që ka rënë viktimë e falsifikimit. Grupi siç shkruan televizioni grek, fshihet në Shqipërinë e veriut, ku persona të ndryshëm marrin tamponë negativë edhe pse pacientët mund të jenë të infektuar. Ky fakt dyshohet se ka rritur barrën tashmë të rëndë epidemiologjike në disa zona. Sipas një raporti të Star, shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke, pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar.

Në një bisedë telefonike që Star bëri me mjekun që ra viktimë e falsifikimit, zbuloi se nuk kishte asnjë lidhje me dokumentin dhe se do ta zgjidhë problemin së shpejti. Gruaja është drejtoreshë shëndetësore në një qytet në veri të Shqipërisë. Grupi gjithashtu thuhet se fshihet atje. Një grua 20-vjeçare shqiptare disa ditë më parë u përpoq të kalonte nga vendi i saj për në Greqi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës me një provë molekulare të rremë, por u vu re shpejt dhe për të shmangur arrestimin ajo iku.

Policia krahasoi dy dokumentet dhe kuptoi mashtrimin. Sipas televizionit, autoritetet shqiptare madje kanë filluar një hetim mbi përfshirjen e oficerëve të policisë në çështje. Fillimi i kërkimit për “grupin satanik” filloi të mërkurën, 18 nëntor 2020. Grupi, në fakt, thuhet se ka bërë punë të artë në Krystalopigi. Për këtë arsye, përfunduan në pranga dy shqiptarë, të cilit kishin gjithashtu me vete teste të rreme covid.