Mediat amerikane zbulojnë ku ndodhej Joe Biden kur u njoftua për lajmin e madh se i ka fituar zgjedhjet

Joe Biden ishte në shtëpi me familjen e tij në Delaware kur ka parë lajm ndoshta më të madh në jetën e tij ‘’President i 46-të i SHBA’’. CNN raporton se sot në mbrëmje pas këtyre raportimeve Joe Biden do i drejtohet popullit amerikan.

Joe Biden së fundmi ka fituar Pensilvaninë, vendin ku lindi duke siguruar 20 vota elektorale dhe për të shkuar në 284, mëse mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet. Ky mëngjes duket se ka qenë më i lumturi në familjen Biden teksa priten të fillojnë dhe festimet tek demokratët.