Media e njohur greke ‘trazon ujërat”, nxjerr prapaskenat e forta: Dhuratat para zgjedhjeve që mori Edi Rama nga Erdogan

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Ankara ka tërhequr vëmendje vëmendjen e gazetës greke ”Kathimerini”, e cila në një shkrim me titull ”Dhuratat parazgjedhore të Erdoganit për Ramën”, ka trajtuar raportet mes dy udhëheqësve.

”E gjithë bota, ishte dëshmitare e ceremonisë së pritjes me kuaj, me kalorës të veshur si osmanë që mbanin në duar flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse”. Në shkrim thuhet edhe se Erdogran e “admiron” Ramën sepse ai i ka hapur portat e Shqipërisë, duke e dërguar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Më tej ”Kathimeri”, nënvizon se Rama është ngarkuar me “dhurata” parazgjedhore, të tilla si spitali Covid-19 në qytetin e Fierit, e cila sipas presidentit turk do të jetë gati para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet për shtim të investimeve turke në Shqipëri.