“Më vjen keq për patriotët e detit”, Rama bie dakord me ministrin grek

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm pak më parë, në konferencën për mediat që po mban me ministrin grek Nikos Denidas. Rama tha se të dy kanë rënë dakord që çështja “e nxehtë” e detit të trajtohet nga drejtësia ndërkombëtare.

“Sot të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëj Shqipërisë përmes detit. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord me ministrin që këtë çështje të trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Do ti drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur “pikat mbi i”. Më vjen keq për patriotët e detit por duhet të gjejnë çështje të tjera se çështja e detit nuk është një çështje që të bëjnë propagandën e tyre të shpifur anti-greke”, tha ndër të tjera Rama.