“Më theve shpirtin”, Rudina Dembacaj humb njeriun e afërt

Aktorja Rudina Dembacaj ka humbur të atin e saj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka dhënë vetë Rudina përmes një postimi në Instagram, ku ka zgjedhur fjalët më prekëse për të përshkruar largimin e të atit.

”I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj’, shkruan Dembacaj, e cila vetëm disa ditë më parë festoi ditëlindjen e 33-të, ku shprehej se atë ditë të shënuar do ta kalonte pikërisht në dyert e spitalit.

Rudina ka treguar ditë pas dite që ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, ndërsa së fundi i dedikoi atij dhe një tatuazh në shpatull.

“Tatto dedikuar ty babi, të dua shumë”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të saj, si një gjest dashurie për të atin, i cili që nga sot nuk jeton më.

Rudina ka treguar se familja e saj, ka qenë një mbështetëse e madhe në të gjitha vendimet që ka marrë në jetë, ndërsa motra e saj ka qenë dhe shembulli më i mirë që ajo ka ndjekur.

Foto: