Më shpejt seç pritej, ja kur do të fillojë “Për’puthen 40” dhe sa vjeç është konkurrentja e parë që është regjistruar…

Një program që është shndërruar në një fenomen risjell edhe formatin për një moshë më të thyuer. Siç e keni vënë re dhe nga titulli, sigurisht që bëhet fjalë për “Për’puthen”.

Teksa njerëzit ende po shijojnë formatin për të rinj ku në cdo episod kemi patur hyrje të reja, të gjithëve po u shtohet kureshtja se çfarë do të ndodhë në “Për’puthen 40”. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Bora Zemani ka zbuluar se ky format pritet të nisë më shpejt nga cfarë ishte menduar. Të gjithë do të mund të shohin në ekranin e Top Channel, “Për’puthen 40” pas 3 javësh.

Bora u shpreh se interesi ka qenë i lartë dhe aplikantët janë të shumtë. Një ndër konkurrentet me moshën më të madhe është një zonjë 64-vjeçare.