“Më shif në sy, s’jam si këto palaçot unë”, Murrizi përplaset me analistin në emision: S’dua, shoh vetëm gratë!

Deputeti Myslim Murrizi nga “Lëvizja Demokratikë e Shqiptare” është përplasur me analistin Agron Gjekmarkaj në emisionin “Open” duke i thënë që të mos bënte si Macroni me Kuranin.

“Kam qenë në parlament 28 vjeç ata lanë kalamajt në rrugë e ikën me brekë e kanatjere në Durrës. Nuk e njoh historinë fare ti. Mos u bëj si Macroni tek Kurani. Unë jam këtu për të thënë se nuk jam si këto fytyra, vija nga greva e ‘90, nuk e kam qëllim që të krijoj parti o rashë e vdiqa”, tha ai.

“Por më shih në sy kur flas,” tha Murrizi. Gjekmarkaj: Po jo nuk dua, s’e kam parim të shoh burrat në sy, shoh gratë. Murrizi: E ke marrë në emigracion këtë, ku prisje të tjerët me brekë dhe kanatiere nga Durrësi.