Me poza provokuese nga makina, Bes Kallaku i bën komentin epik Xhensilës (FOTO)

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, një ndër çiftet shumë të dashur për publikun. Fotot e Xhensilës sa vinë e bëhen më të “nxehta” në Instagram dhe fansat i pëlqejnë shumë ato.

Por ai që nuk e le aspak qetë me komentet, duket se është bashkëshorti i saj, Bes Kallaku. Kështu ka ndodhur edhe sot teksa Xhensila ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet brenda një makine.

Këngëtarja duket shumë provokuese dhe mjaft serioze në këtë pozë, ku aktori i humorit ka kapur një detaj që ia la edhe në koment. “Vendos rrypin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti paguat un gjobat e tuja”, i shkruan Besi duke i bërë të gjithë fansat e Xhensilës që të qeshin me lot.

Ndërkohë kësaj radhe, duket se këngëtarja ka vendosur që të mos i përgjigjet bashkëshortit, ose e ka lënë që të “hakmerret” njëherë tjetër.

Foto: