Më në fund një lajm fantastik nga Covid-19 në Shqipëri, ja çfarë ka ndodhur në 4 ditët e fundit

Për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë.

Kujtojmë se sot janë konfirmuar 101 raste të reja, ndërsa numër i madh të shëruarish është regjistruar, pasi 119 pacientë ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-19.