Me ndryshime të shumta, ja si pritet të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat sjellin vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta e të izoluara në veri – jug. Pasditja përmirëson kushtet atmosferike, duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 18°C mesdita në zonat jugperëndimore. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova: Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira dhe shira të izoluar. Ndërsa mesdita dhe pasditja parashikohet të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut: Vranësira të dendura dhe shira afat shkurtër dominojnë motin në MV deri në mesditë kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Rajoni dhe Evropa: Veriu dhe Lindja e Evropës do përfshihen nga masa ajrore të ftohta, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu Ishujt Britanikë dhe pjesërisht. Vendet e Ballkanit mbeten me vranësira dhe reshje. NDERSA Qendra dhe Rajoni i Mesdheut paraqiten me mot të kthjellët.