“Me këtë lojë po i shërbejnë Ramës”, analisti i njohur komenton refuzimin e Jozefina Topallit për t’u rikthyer në PD: Ja ku gaboi!

Ka pasur reagimet të ndryshme qëndrimi i ish-nënkryetares së PD, Jozefina Topalli për mos plotësimin formularit të kandidimit.

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj e cilëson si të gabuar refuzimin nga ana e Topallit. Madje ai shkon edhe më tej duke u shprehur se ish-kryeparlamentarja po bën edhe lojën e Ramës me këtë refuzim, duke nënkuptuar përçarjen ndërmjet demokratëve.

“Këta nëse vazhdojnë dhe sulmojnë PD dhe Bashën po i shërbëjnë Ramës. Qytetarët që duan rotacion apo ndryshim e mirëpresin bashkimin e nëse kjo thirrje bëhet e sinqertë dhe refuzohet ata dinë ta ndajnë përgjegjësinë”, shprehet analisti.

Reagimi i plotë

Jozefina Topalli është një aset i së djathtes shqiptare. Unë kam respekt personal të paeekuivok per Zonjen në fjalë për kontributin e saj e të familjes Çoba e Topalli në historinë e vendit tonë pjesë e se cilave ajo është!

Ajo sot falenderoi demokratet që e kanë propozuar por refuzoi të plotësojë formularin sipas rregullave që kjo parti ka caktuar , duke e quajtur truk të Bashes komisionin vlersues! Une kam një gjykimin timin per ketë komision e kam parë si një ushtrim demokracie pas shumë problemesh që bart PD, kater prej anetarve i njoh nga afer Mark Markun, Bujar Nishanin, Besnik Muatafajn dhe Enriketa Papen po kaq Genc Ruli ka një reputacion publik, asnjë nga keta nuk me duken persona që kapen per hunde dhe që manipulohen për të sherbyer.

Demokratet e Shkodres e kane propozuar zonjen Topalli që të jetë serish kandidate per deputete!

Une i ndjek me vemendje zhvillimet politike në kampin opozitar dhe kam konstatuar qe Sekretari i Pergjithshem i PD nga Shkodra e ka mirepritur këtë zhvillim, Zoti Basha e ka pranuar në heshtje duke pritur rezultatet e ketij testi.

Janë të njëjtet demokratë që njohin Bashen për Kryetar, që e duan per Kryeminister por që duan në të njëjten kohe edhe Zonjen Topalli si deputete, ata në propozimin e tyre nuk kanë vënë kushte të ike njëri që të vije tjetri.

Per mua Zonja duhej të pranonte qofte edhe duke mbetuar kritike ndaj Bashes si ne rast fitoreje apo humbjeje, ta vazhdonte betejen e saj brenda strukturave, mbase edhe kete dialektike propozuesit e saj e kane patur parasysh.

Ish- Kryeparlamentarja, e cila nuk është aspak naive, besoj e di mire që kur bën refuzime apo komente të tilla kë merzit dhe kë gezon!

Në këtë rast gezohet qeveria, e cila noton mes shume pasigurishe. Por une personalisht besoj që e djathta duhet të bashkohet dhe këtë mision e ka zoti Basha t’i therrase perseri të gjithe edhe zonjen Topalli pertej refuzimit të sotem dhe goditjes nihiliste ndaj komisionit, edhe Patozin me partinë e tij edhe zotin Topi, të gjithë kush ka një valencë të djathtë!

Keta nese vazhdojne dhe sulmojne PD dhe Bashën po i sherbejnë Rames. Qytetaret që duan rotacion apo ndryshim e mirepresin bashkimin e nese kjo thirrje behet e sinqerte dhe refuzohet ata dinë ta ndajnë pergjeqesine.

Ata mund të ndikonin pozitivisht në rritjen e frymes po edhe nese vazhdojne kriticizmin veshtire qe ta ndalin at? që duhet të ndodhe.

Persa i perket partive që krijon opozita e re nese do i bashkoheshin koalicionit opozitar mbase do dukeshin disi simpatik, po keshtu ata jane ne sherbim te Rames qartazi! Gjithsesi nuk jane personalitete politike, ne disa raste personazhe komike dhe elektorati do t’i trajtoje si të tille. Nuk jane shqetesim ata per Opoziten reale sado qe i pompon propoganda.