Me kë e shikon të mundur bashkëpunimin Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit? Rama jep përgjigjen e prerë

Nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama u përgjigj me bindje se nuk do të bënte aspak koalicion nga halli, por do të gjejë një rrugë bashkëpunimi mes forcave politike.

“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë,” tha Rama i ftuar në televizionin e Vlorës.