“Më fal që s’të them dot lamtumirë”, rrëqeth djali i këngëtares që humbi jetën nga COVID-19

Mësuesja dhe këngëtarja Rainita Pupi humbi betejën me koronavirusin.

Teksa nuk mungojnë mesazhet ngushëlluese, mjaft prekës është dhe mesazhi i djalit të saj, Endrit, i cili e ka shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë njeriut më të shtrenjtë, që virusi ia mori padrejtësisht.

Mes disa djalësh rrëqethëse në ‘Facebook’, djali shprehet mes dhimbjes se asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që i ka lënë në zemër ikja e të ëmës.

“Asgje nuk mund ta mbush kete boshllek ne zemren time,shpresoja shume qe do te takoja perseri por nuk munda.Ti luftove deri ne fund me te gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luftarake!Te dua shume Mami!!!Me fal zemer qe nuk te them dot Lamtumire!!”, shkruan i biri.