“Më dëgjo o i uruar, përse gratë e politikanëve vizitojnë…”, Alfred Cako plas deklaratën e fortë dhe përplaset me gazetarin e njohur: Në Shqipëri duhet hetim për këtë

Konspiracionisti Alfred Cako u përfshi në një debat të fortë ditën e djeshme me gazetarin Bledi Mane në studion e emisionit “E Diell”.

Cako tha se të gjithë gratë e liderëve më të mëdhenj të botës, sa herë që shkojnë në ndonjë vend, vizitojnë shtëpitë e fëmijëve. Kjo sipas tij lidhet me faktin se në kohë krize dhe lufte, ajo që ndodh masivisht sipas tij është tregtia e fëmijëve. Cako theksoi se në Maqedoni kanë humbur shumë fëmijë, Kosovë dhe Mal të Zi gjithashtu, ndërsa shtoi se edhe në vendin tonë ka shumë fëmijë të zhdukur e për këtë sipas Cakos duhet të nisi një hetim.

Bledi Mane: Më pëlqeu deklarata e ish-kryeministrit Majko i cili tha për gazetarin Muhamed Veliu, se kjo thirrje në Hagë, nuk mendoj që do të jetë tragjike, por është dhe një shkundje për estabilishmentit politik të Kosovës, të cilët që nga 99-ta, kopjacë të shëmtuar të lidershipit shqiptar të Tiranës, nuk po largohen nga pushteti.

Alfred Cako: Të të bëj një pyetje unë. Përse këto gratë sa herë vijnë këtu vizitojnë shtëpitë e fëmijëve. Hillary Klinton, Laura Bush, përse këto gratë e politikanëve tanë…

Bledi Mane: Një herë kanë ardhur.

Alfred Cako: Më dëgjo, o i uruar, mos më ndërprit, mëso. Ke nevojë të mësosh.Tregtia më e madhe në kohë luftërash dhe rrëmujash nuk është as droga dhe floriri por tregtia e fëmijëve. Në të gjitha vendet kur bëhet luftë, aty targetohen nga satanistët tregtia më e madhe. Edhe në luftërat në Kosovë, Maqedoni, kanë humbur me qindra fëmijë. Edhe këtu kanë humbur shumë fëmijë, edhe këtu duhet të bëhet një hetim”, tha Cako.